Këtë të mërkurë, një tërmet i fortë me magnitudë 4 ballë të shkallës Rihter, ka goditur Turqinë.
Lajmin e tërmetit e ka raportuar EMSC.
Tërmeti u regjistrua në orën 08:55 me orën lokale, në një thellësi prej tetë kilometrash.
Tërmeti është regjistruar 30 kilometra nga Besni, 55 kilometra nga Kahramanmaras.
Deri më tani, nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.