Krim makabër në Lezhë. Djali vret nënën me thjikë, arrestohet nga policia
Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Besëlidhja’
Dyshohet se djali, Arsen Dani, vuan nga probleme të shëndetit mendor. Pak çaste pas krimit të rëndë, ai është vënë në prangat e policisë.
‘Rreth orës 14:30, shtetasi A. D., 62 vjeç, banues në lagjen “Besëlidhja” (dyshohet shtetas me probleme të shëndetit mendor), ka vrarë me mjet prerës (thikë), nënën e tij, shtetasen Gj. D., 88 vjeçe.
Shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin A. D. dhe kanë sekuestruar mjetin prerës (thikë), me të cilin është kryer vrasja.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendngjarje për të sqaruar dhe dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit’, informon p[olicia.