JiL.al - Jeto i Lumtur

Nuk ndalet Milan. Mund Romën në ‘Olimpico’ dhe mban kreun !

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

ITALI – Nuk ndalet Milan. Skuadra vazhdon marshimin e suksesshëm në këtë sezon të ri të Serisë A dhe këtë here arrin të mund dhe të masë forcat me një nga skuadrat e konsideruara si të forta të kampionatit italian si Roma të cilën e mundi me shifrat 1-2

Kuqezinjtë e Piolit në tre ndeshje kanë tre fitore me 9 pikë të plota.

Në “Olimpiko” kuqezinjtë kontrolluan gjatë gjithë kohës ndeshjen dhe nuk e vun asnjëherë në dyshim fitoren edhe pse u detyruan që për 30 minuta të luajnë me një lojtarë më pak pas daljes me kartonin e kuq të Tomorrit në minutën e 61-të.

Seria e golave u hap nga Olivier Giroud i cili shndërroi në gol një penallti të fituar që që në minutën e 6-të nga Loftus Cheek.

Pjesa e parë u mbyll me ato shifra në avantazh të kuqezinjëve 0-1. Me fillimin e së dytës ishin sërish lojtarët e Milanit ata që e nisën me vrrull dhe u shpërblyen në minutën e 48-të kur Rafael Leao me një lëvizje spektakolare shënoi golin e dytë.

Më pas në minutën e 61-të Tomorri mori kartonin e dytë të verdhë duke e lënë skuadrën e tij në inferioritet numerik. Në minutën e 3-të shtesë verdhekuqtë ngushtuan rezultatin me golin e Spinazzolas, në 1-2 dhe me këto shifra u mbyll i gjithë takimi.

Scroll to Top