
Rama kërkon edhe shkarkimin e nënkryetareve të bashkive në vend. Në takimin me kryebashkiakët, Rama u shpreh se nënkryetarët e tyre duhet të shkarkohen, pasi i sheh të lodhur dhe të raskapitur.
“Nënkryetarët është mirë të ndryshojnë sepse i shoh shumë të lodhur, shumë shumë të lodhur, i shoh të rraskapitur. Ju qeshni qeshni se kuptoni se ju nuk ndryshoni dot, por edhe dy vjet keni, si të doni. I shoh shumë të lodhur Pjerin nënkryetarët e tu. Në nderin tënd është ti shkarkosh të gjithë. Te nënkryetarët bëni mirë të bëni një rifreskim të madh dhe ju vetë e ndjeni se mezi po i mbani në krah.”, tha Rama.
Deklarata e plotë:
“Është e domosdoshme…, nënkryetarët është mirë të ndryshojnë. Sepse i shoh shumë të lodhur, shumë shumë të lodhur, i shoh, i shoh të rraskapitur në në.
I shoh të rraskapitur, se ju, ju qeshni, se ju kuptoni që vetëm ju, juve s’ndryshoni dot. Edhe dy vjet, edhe dy vjet keni, si të doni. Kjo s’është për humor e para. E dyta, unë nuk i kërkova nga ti, nuk besoj se dëgjova bashkinë e Lezhës në këtë drejtim, apo një sërë bashkish të tjera, që jo se janë – jo se i kanë me shkëlqim ato yjet që kanë aty, po se e di që keni vështirësi të gjeni yje të tjera. Megjithatë, në nderin tënd është që t’i shkarkosh të gjithë, po kjo është një çështje që ti e sheh vetë.
Ajo që unë them është që tek nënkryetarët bëni mirë të bëni një rifreskim të madh. Se dhe nga mënyra si qeshët, ishte shumë e qartë që edhe ju vetë e ndjeni që mezi po i mbani në krahë ata. Edhe ju vetë e ndjeni që mezi po i mbani në krahë, edhe tashi që u kujtuat po mendoni se në cilën orë të gjumit janë, ndërkohë që ju keni ardhur në Durrës këtu. S’besoj se ndonjëri nga ata është tashti në terren”.