Numërimi i votave drejt fundit/ PS siguron mandatin e katërt qeverisës, ja diferenca me PD-në

Jil
Jil
2 Min Read

Janë numëruar 5034 kuti votimi nga 5225 në total për zgjedhjet e së dielës që lamë pas. Numërimi vijon ende në 6 qarqe të vendit, ndërsa procesi është mbyllur në 6 të tjera.

Partia Socialiste e Shqipërisë është forca politike fituese me një shumicë të qartë, duke grumbulluar 727,155 vota, ose 52.2%, duke u renditur e para në shkallë kombëtare.

Koalicioni PD-ASHM vjen i dyti me 477,405 vota, ose 34.2%, ndërsa Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet arrin të sigurojë vendin e tretë me 51,348 vota.

Më pas vjen Partia Socialdemokrate me 46,703 vota dhe partia Mundësia me 41,698 vota, ndërsa Lëvizja Bashkë 20,045 vota.

Rezultatet sipas partive pjesëmarrese në zgjedhje:

Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 727,155 vota – 52.2%

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 477,405 vota – 34.2%

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 51,348 vota – 3.7%

Partia Socialdemokrate (PSD) – 46,703 vota – 3.4%

Partia Mundësia – 41,698 vota – 3.0%

Lëvizja Bashkë – 20,045 vota – 1.4%

Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 18,458 vota – 1.3%

Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 5,390 vota – 0.4%

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 2,874 vota – 0.2%

Lëvizja Atdheu (LA) – 2,037 vota – 0.1%

Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 1,001 vota – 0.1%

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania