
Kuzhinieri-biznesmeni me origjinë turke, Nusret Gokçe ka publikuar një foto me kryeministrin Edi Rama.
Dyshja u bë bashkë me rastin e zhvillimit të finales së UEFA Champions League mbrëmjen e shkuar në Mynih të Gjermanisë.
Nusret ka publikuar foto me personalitete të shumtë nga mbrëmja teksa duket se për Ramën ka një etiketim paksa më të veçantë.
“Më shumë se një mret”, shkruan Nusret krahas fotos me Ramën duke i shtuar dhe një kurorë, një simbol në emoji “për mos marrje më sysh” dhe dy zemra të kuqe.
Nusret Gökçe, i njohur më mirë si Salt Bae, është një shef kuzhine dhe pronar restorantesh. Teknika e Gökçe për përgatitjen dhe spërkatjen e mishit u bë një meme në internet në janar 2017. Ai themeloi Nusr-Et, një zinxhir restorantesh luksoze për biftek.
Që nga viti 2021, Nusr-Et ka degë në Turqi, Greqi, Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katar dhe Arabinë Saudite. Emri i zinxhirit të restoranteve vjen nga emri i tij dhe et, që do të thotë “mish” në turqisht.