
Nxiste 3 të mitur që të organizuar si grup, të kryenin vjedhje në zona të ndryshme të kryeqytetit, kapet 39-vjeçari.
I arrestuari sipas policise është Xhiljon Hoxha – i dënuar më parë për të njëjtin krim.
Sekuestrohen sende të vjedhura dhe sende që dyshohet se i shërbenin të arrestuarit, për të konsumuar lëndë narkotike.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, si rezultat i punës hetimore, për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit e implikuar në vjedhje, kapën në kuadër të operacionit “Nxitësi”, shtetasin e shpallur në kërkim, Xh. H., 39 vjeç.
Ai dyshohet se ka shtyrë në mënyrë të përsëritur, 3 shtetas të moshave 12 dhe 13 vjeç, për të kryer vjedhje të ndryshme, në disa zona të Tiranës.
Vijojnë hetime për të dokumentuar plotësisht veprimtarinë kriminale të 39-vjeçarit, në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.