“O palaço, njihemi që kur haje fara te shkallët e pallatit”, Hoxha-Alibeajt: S’kam lidhje me vrasjen e Bujar Çelës, do të më fusësh në armiqësi më shokët e mi

Jil
Jil
2 Min Read

I pandehuri Xhuljan Hoxha reagoi përsëri nga kafazi i GJKKOsë gjatë seancës ku po dëshmonte Erion Alibej për bashkëpunimin mes tyre në ekzekutimin e Bujar Çelës më 2020 në Elbasan, me motiv hakmarrjeje ndaj të vëllait, Talo Çela.

Ai nuk ra dakord me dëshminë e Alibejt, që tha edhe se e kishte regjistruar bisedën me Hoxhën. Ky i fundit i kujtoi se bashkë njiheshin që fëmijë, kur hante fara te shkallët e pallatit dhe bënte xhiro me kuaj.

“Tregoja pak prokurores dhe gjykatës që kur njihet me mua? Sa kohë ka? Që në fëmijëri njihem me atë. Që kur kishte qejf të bente xhiro me kuaj dhe që kur hante fara te shkallët e pallatit. Tregoja o palaço”, tha i pandehuri.

Xhuljano Hoxha vijoi më tej kundërshtimet e tij në seancë, duke kërkuar edhe zbardhjen e bisedave mes tyre në SKY ECC:

“Do të lutem shumë, zbardhini bisedat e Enchro Chatit. Nuk keni nevojë as për Nuredinin, as për Erjonin. Për vrasjen e Bujar Çelës është një person tjetër. Policia dhe prokuroria nuk mori masa për të parandaluar ngjarjen, sepse ishte palë me Erjon Alibej. DVR e shtëpisë time e ke të regjistruar. Merrni pamjet, shiheni, kam qenë në shtëpi. Nuk kam lidhje fare. Ta dëgjojnë dhe gazetarët ketu, unë kam qen shok me atë, por tre vjet rresht këtu ka deklaruar që mua nuk më ka njohur. Nuk kam lidhje fare me Bujar Çelën. Zbardhni Enchro Chat. Nëse unë kam lidhje me këtë gjë, më jepni 300 vjet burg. Nuk kam lidhje me pisllqet e këtij. Ky ka qenë vet shok me ato që sot i ka kundërshtarë. Unë kam qenë dy muaj në burg kur ka ndodhur ajo ngjarje, ju mund ta vërtetoni kudo ketë. Nuk kam lidhje, ai po kerkon të më njollosë, të më fusë mua në hasmëri me miqtë e fëmijërisë.mua”, tha Hoxha nga salla e gjyqit, ku dha pretendimet e tij për dëshminë e bashkëpunëtorit të drejtësisë.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania