Obama do ta mbështesë publikisht Kamala Harris

Editor
1 Min Read

Ish-presidenti amerikan, Barack Obama synon që së shpejti të mbështesë publikisht Kamala Harrisin si kandidate demokrate për zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Ish-presidenti ka qenë në kontakt me Harrisin që kur ajo shpalli kandidaturën e saj për presidencën dhe, privatisht, e ka mbështetur plotësisht nominimin e saj.

Lajmi u bë i ditur nga NBC News, e cila raporton burime pranë ish-presidentit.

“Ndihmësit e Obamës dhe Harris kanë diskutuar gjithashtu se Obama e Harris do të shfaqen së bashku në fushatën elektorale”, thanë burimet.

”Megjithatë një datë nuk është caktuar ende”, shtuan ato.

”Edhe Michelle Obama gjithashtu mbështet kandidaturën e zonjës Harris”, theksuan burimet.

Trump: Biden u dëbua nga një grusht shteti i Pelosi-Obama

Disa figura demokratike “shtynë jashtë” nga gara Joe Biden dhe “kërkuan të organizonin një grusht shteti”. Kjo është akuza e Donald Trump në një intervistë për Fox pas fjalimit të presidentit Biden për tërheqjen. “E nxorën jashtë, Pelosi, Obama dhe të tjerë”, tha kandidati republikan. “I pashë në televizion, ishin kaq të këndshëm, ‘Oh po, e duam Joe, e duam Joe’. Por pas kuintave e di shumë mirë që kanë brutalë kundrejt tij”, shtoi Trump.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *