
Alfred Zhupani është një nga oficerët që prej tre ditësh po përpiqet të shpëtojë jetë njerëzore në zonat e përfshira nga zjarret në Gramsh.
Zhupani, oficer i Krimeve, ka lindur në fshatin Bletëz, një nga zonat më të goditura nga flakët. Gjatë përpjekjeve për të shpëtuar banorët, ai ka rrezikuar jetën e tij, duke vrapuar mes flakëve për të nxjerrë njerëzit nga zonat e rrezikshme.
Në një fotografi që tashmë po bën xhiron e rrjetit, Zhupani shihet duke mbajtur në krahë një grua të moshuar, duke e larguar nga flakët dhe duke siguruar shpëtimin e saj. Sipas raportimeve, 7 fshatra janë shkrumbuar tërësisht nga zjarret, por falë angazhimit të oficerëve dhe ekipit të emergjencave, nuk ka pasur humbje jetë njerëzore në masë.
Dëmet materiale janë të mëdha dhe rimëkëmbja e zonës do të kërkojë kohë, por heroizmi i individëve si Alfred Zhupani ka parandaluar tragjedi të mëdha dhe ka rikthyer shpresën tek banorët e Gramshit.
Zjarret në Gramsh vazhdojnë të monitorohen nga forcat e zjarrfikësve, efektivëve të FA-së dhe ekipet vullnetare, ndërsa banorët kthehen gradualisht në shtëpitë e tyre nën sigurinë e autoriteteve.
Heroizmi i Zhupanit është një kujtesë se, në situata ekstreme, solidariteti dhe guximi mund të shpëtojnë jetë.