Operacioni ‘Winter’ në Durrës, 13 të arrestuar

Editor
2 Min Read

Durrës – DVP Durrës ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Winter”, një operacion i drejtuar nga Prokuroria e Durrësit dhe Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe shërbimet operacionale të DVP Durrës, si dhe Komisariatin e Policisë Kavajë.

Operacioni ka pasur në fokus goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike në doza, kryesisht kokaine dhe kanabis, në afërsi të shkollave në Kavajë. Gjatë hetimeve, janë identifikuar 15 shtetas, ndërsa 13 prej tyre janë vënë në pranga, një është vendosur në hetim, dhe një tjetër është shpallur në kërkim.

Përveç lëndëve narkotike, operacioni ka çuar në sekuestrimin e qindra dozave kokaine dhe kanabisi, pajisjeve për presimin dhe ndarjen e lëndëve narkotike, si dhe shuma parash në lekë dhe euro. Po ashtu, janë sekuestruar 3 silenciatorë, 1 jelek antiplumb, pajisje për modifikimin e armëve të zjarrit dhe një sërë pajisjesh të tjera që dyshohet se janë përdorur për të kryer veprimtarinë kriminale.

Personat e arrestuar:

Renaldo Gjondeda, 35 vjeç Rudi Dimni, 29 vjeç Elion Danai, 22 vjeç Rexhep Lushka, 25 vjeç Ramazan Kola, 19 vjeç Alesio Shaba, 23 vjeç Rei Shaba, 21 vjeç Endri Meçja, 29 vjeç Besnik Belba, 33 vjeç Serxho Abazi, 25 vjeç Kujtim Veizi, 52 vjeç Bardhyl Dumullaku, 50 vjeç Arben Xhihani, 38 vjeç

Për shtetasin N. M., 32 vjeç, i cili është proceduar në gjendje të lirë, dhe B. D., 32 vjeç, që është shpallur në kërkim, vijon puna për kapjen e tyre.

Gjatë operacionit janë sekuestruar gjithashtu:

80 doza kokaine 620 doza kanabisi 2 peshore elektronike Pajisje për presimin e lëndëve narkotike 19 celularë Shuma parash në lekë dhe euro 1 detektor dhe 1 bllokues valësh Hetimet për këtë çështje vazhdojnë, ndërsa materialet procedurale janë dërguar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Durrësit për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al