Berisha: Opozita u ringjall që të përzejë antikrishtin

Editor
1 Min Read

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha përcolli sot mesazhe urimi për Pashkën edhe nga Kisha Ortodokse Autoqefale.

Berisha tha ndër të tjera se qeveria u përpoq ta fshijë opozitën, por kjo e fundit sipas tij u ringjall. 

Ringjallja në një farë mënyre të duket se ka një djep edhe në Shqipëri.

Ringjallja e Krishtit është ngjarja më e madhe në historinë e qytetërimit perëndimor. Por edhe ringjallja e besimeve fetare nga këta burra të përkushtuar pafundësisht që i ngritën ato nga shkrumbi, nga hiri i diktaturës dhe i shndërruan sot në institucione të dashura, të respektuara, të fuqishme që japin një ndihmesë shumë të madhe, si në mësimet e shenjta ashtu dhe në shkollimin, në ndihmën e atyre që janë më në nevojë.

Një ndihmë të pazëvendësueshme. Kështu që, në një mënyrë, historia e tyre është historia e ringjalljes. Pra, është dëshmi e pavdekësisë.

Në fakt e ka një analogji edhe me opozitën shqiptare. U përpoqën ta fshijnë nga faqja e dheut, u ringjall, u ringjall dhe sot është me e fuqishme se kurrë, që të përzejë antikrishtin nga trojet shqiptare”, tha Berisha.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al