Pse nuk krijoni parti të re? Orjola Pampuri habit me përgjigjen e saj

Editor
2 Min Read

Deputetja Orjola Pampuri ishte këtë të hënë e ftuar në një intervistë për një emision televiziv deputetja ka komentuar zhvillimet e fundit në kampin opozitar.

E pyetur se përse grupi i deputetëve të udhëhequr nga Lulzim Basha ende nuk po krijojnë një parti të re, Pampuri u përgjigj se ata kanë vendosur të bëjnë rekurs vendimit të gjykatës që i dha vulën e PD-së “Rithemelimit”.


Ajo tha se do të ndjekin të gjitha rrugët ligjore për të fituar të drejtën e tyre, ndërsa ndërkohë, siç u shpreh ajo, po punojnë e po marrin mendimet edhe të drejtuesve të degëve në të gjitha qarqet e Shqipërisë.

“Pa diskutim ne do të ndërmarrim hapa të mire menduar me të mire kalkuluar në bashkëpunim me të gjithë ata që na kanë mbështetur deri më sot. Janë kryetarët e degëve në të gjitha qarqet e Shqipërisë, duhet dëgjuar edhe zëri i tyre, pasi në fund fare çdo iniciativave e re, merret me mbështetjen e tyre, ne nuk mund të ecim askund vetëm. I përket o një grupimi, o tjetrit, vetëm nuk ecet, vetëm është hipokrizi dhe lojë e pistë.


Vetëm do ecim në fjalën e atij grupi me të cilin kemi ecur sot, ai grup është shumë i madh, janë strukturat e partisë të cilat kanë qëndruar deri më sot, janë njerëz të cilët kanë kontribuar dhe takimet e vazhdueshme kanë qenë pikërisht me strukturat e Partisë Demokratike. Pjesa tjetër, ne padiskutim do i bëjmë rekurs vendimit. Ne do shkojmë deri në fund për të kërkuar të drejtën tonë dhe do kemi një alternativë për shqiptarët. Agonia nuk do jetë e gjatë”,-tha Pamapuri.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *