Një avion me 62 persona në bord u rrëzua të premten në Sao Paulo të Brazilit. Avioni ATR-72 me dy motorë të kompanisë Voepass po fluturonte nga Cascavel në shtetin e Paraná-s për në Aeroportin Guarulos në Sao Paulo.
Sipas një njoftimi të Voepass, në bordin e avionit ndodheshin 58 udhëtarë dhe 4 anëtarë të ekuipazhit.
Në një deklaratë, Voepass tha se “ende nuk ka asnjë konfirmim se si ka ndodhur aksidenti apo situata aktuale e njerëzve që ishin në bord”