
Dëbora ka mbuluar malin e Tomorit duke ofruar një pamje piktoreske.
Në pamjet e shpërndara në rrjetet sociale nga kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Demo shihet se si mali më i lartë në vend është zbardhur i tëri, duke orfuar një pamje të mrekullueshme.
Në malin e Tomorit në lartësinë 2417 m mbi nivelin e detit ndodhet edhe Tyrbja e Abaz Aliut, e cila është një destinacion turistik por edhe për besimtarët që kryejnë pelegrinazh.
Mali i Tomorit shtrihet në lindje të qytetit të Beratit dhe verilindje të qytetit të Çorovodës dhe gëzon statusin e Parkut Kombëtar. Aty nuk mungojnë ngjitjet sportive në shpatet me borë apo aventurierë të raftingut në kanionet e Osumit.

https://t.me/s/officials_pokerdom/3575
https://t.me/s/iGaming_live/4866
https://t.me/s/ef_beef