Pamje të frikshme, jahti përplaset me një anije, pasagjerët

Editor
1 Min Read

Pamje të frikshme janë publikuar kur një superjaht 100 metërsh përplaset direkt me një anije tjetër. Siç dëgjohet edhe në video pasagjerët janë frikësuar. Në videon e shpërndarë në rrjetet sociale, superjahti 100 milionë eurosh Lurseen shihet duke lëvizur në drejtim të një anije tjetër në brigjet Yalikavak të Bodrumit në Turqi.

Gjithashtu mbetet e paqartë se çfarë e shkaktoi këtë përplasje, por anija më e vogël ka pësuar dëme të mëdha, kurse personat që gjendeshin në bord kanë shpëtuar pa lëndime.

Lajmi me superjahtin vjen një javë pasi një tjetër hajt u fundos në Sicili si pasojë e erërave të forta, ku humbi jetën miliarderi britanik Mike Lynch si dhe vajza e tij 18-vjeçe Hannah. Rojet bregdetare turke kanë filluar hetimet, për të përcaktuar shkakun e vërtetë që solli këtë përplasje të jahteve në brigjet turke.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *