Pamje të rënda e të pabesueshme! Makina hyn mes turmës dhe përplas dhjetra tifozë të Liverpool që po festonin titullin. Video

Jil
Jil
1 Min Read

Policia është njoftuar pas një incidenti të rëndë në Merseyside pas paradës së titullit të ekipit të Liverpulit. Një makinë përplasi një turmë tifozësh me shpejtësi të lartë, duke goditur disa këmbësorë, tha policia.

Incidenti i tmerrshëm ndodhi ndërsa mijëra tifozë mbushën rrugët e qytetit për të festuar fitoren e titullit të Premier League nga skuadra e Arne Slott.

“Policia u thirr pak pas orës 6:00 pasdite për shkak të raportimeve se një makinë ishte përplasur me disa këmbësorë në Water Street,” thanë autoritetet.

Makina u ndalua në vendngjarje dhe një burrë është arrestuar. Shërbimet e emergjencës janë në vendngjarje dhe po u ofrojnë ndihmën e parë të plagosurve.

Një dëshmitar okular, i cili ishte në dhomën e ndenjes së një miku dhe po e shikonte paradën nga lart, është shprehur i tronditur. “Zhurma ishte shumë e lartë. Njerëzit bërtisnin dhe kërkonin me dëshpërim ndihmë”, përshkroi ai, duke folur për Sky News.

https://twitter.com/i/status/1927071793619112005
Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania