“Një avion ushtarak ra në det… objektet civile nuk janë dëmtuar”, tha Razvozhayev në Telegram.
Piloti e braktisi me kohë avionin dhe u gjet nga ekipet e shpëtimit rreth 200 m etra larg bregdetit, tha Razvozhayev, duke shtuar se jeta e tij nuk është në rrezik.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë nuk ka komentuar rreth raportimeve për rrëzimin e avionit ushtarak.
Kanalet ruse në Telegram raportuan më herët se një avion luftarak ruse, Su-35, u rrëzua në afërsi të Sevastopolit. Shkaktari i rrëzimit të avionit nuk dihet.