Çfarë ndodhi?!/ Panik në Kullën Eiffel, evakuohet zona

Editor
1 Min Read

Zona përreth Kullës Eifel është evakuuar pasi një person u ngjit në pikën historike të Parisit disa orë përpara ceremonisë së mbylljes së Lojërave Olimpike. Një person është ngjitur në Kullën Eiffel, duke i alarmuar të gjithë banorët që ndodheshin aty, të cilët u evakuuan menjëherë nga zona, raportojnë mediat e huaja.

Disa vizitorë që u mbyllën për pak kohë në katin e dytë u lejuan të dilnin rreth 30 minuta më vonë. Ende nuk dihen shkaqet e këtij akti, teksa policia është vënë menjëherë në lëvizje. Mësohet se Kulla Eifel nuk do të përdoret në ceremoninë e mbylljes, e cila do të mbahet në Stade de France dhe do të nisë rreth orës 21:00.

Më shumë se 30,000 oficerë policie janë vendosur rreth Parisit dhe më gjerë për të vëzhguar ngjarjet e fundit olimpike dhe ceremoninë e mbylljes të dielën.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *