Paraqitja e kuqezinjve në Europë, spikatën Asani, Laçi e Uzuni

Editor
1 Min Read

Adriatik BALLA

Qazim Laçi, Myrto Uzuni e Jasir Asani ishin disa prej lojtarëve të Kombëtares që shënuan gola në ndeshjet e fundjavës në kampionatet e tyre ku aktivizohen, nga Europa e në Azi. Paraqitje të mirë bënë edhe disa lojtarë të tjerë, por për treshen e mësipërme ka vlerë të përmenden pasi do të jenë në formacionin titullar në ndeshjet e tetorit që Kombëtarja do të luajë në transfertë ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë. Duhet theksuar se trajneri Silvinjo ka marrë sinjale mjaft të mira këtë javë nga një pjesë e madhe e titullarëve, të cilët jo vetëm u angazhuan në formacionin bazë të ekipeve të tyre, por patën edhe statistika të mira gjatë ndeshjes, statistika që janë të vlefshme në kuadër të ndeshjeve të përfaqësueses në Nations League. Sa më e mirë forma e lojtarëve, aq më shumë cilësi ka në fushë dhe më shumë pretendime për të marrë maksimumin ndaj kundërshtarëve në grupin tonë të Ligës së Kombeve.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *