JiL.al - Jeto i Lumtur

Parashikimi i motit, si do të jenë temperaturat sot

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Pritet një tërheqje e lehtë e valës të nxehtë afrikane duke sjellë edhe freskim të lehtë të motit në vendin tonë.

Megjithatë orët e paradites do të mbizotërohen nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta, por pas mesditës do të ketë shtim të vranësirave në pjesën më më madhe të territorit, ku në intervalin kohor 15:00 deri në orën 19:30 do të gjenerojnë rrebeshe shiu kryesisht në zonat verilindore – juglindore.

Parashikohet që orët e vona të natës të përmirësojnë sërish kushtet atmosferike në vend.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në mëngjes, por mesdita sjell rënie më të ndjeshme të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 18°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Pukës deri në 39 – 40°C vlera më e lartë përgjatë Ultësirës Perëndimore.

Era do të fryjë mesatare deri e e fortë me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht verip erëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

Kosova

Orët e para të mëngjesit në Kosovë do të jenë nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të pakta, por pas mesditës dhe në vijim pritet që gradualisht vranësirat të bëhen të dukshme, ku më të theksuara do të jenë në zonat Veriore dhe pjesërisht zonat Juglindore duke sjellë rrebeshe shiu si edhe breshër në zona të izoluara në Jug të vendit.

Parashikohet që mbrëmja dhe nata të vijojnë më kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë territorin e Kosovës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 15°C vlera më e ulët në Podujevë deri në 36°C vlera më e lartë në Prizren e Gjakovë.

Era do të fryjë mesatare, por herë pas here e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht Verior.

Scroll to Top