Partia opozitare në këtë vend raporton për sulm në zyrat e saj

Editor
1 Min Read

Partia opozitare Lëvizja për Bashkim Kombëtar e Gjeorgjisë tha të shtunën se zyrat e saj në Tbilisi u sulmuan gjatë natës nga dhjetëra burra të maskuar.

Gjatë sulmit u dëmtuan pajisjet dhe u thyen xhamat e zyrës, sipas pamjeve të publikuara nga kjo parti në rrjetet sociale.

Ministria e Brendshme e Gjeorgjisë tha për Shërbimin gjeorgjian të Radios Evropa e Lirë se ka nisur një hetim për këtë sulm.

Ky incident ndodhi në një kohë kur tensionet në Gjeorgji janë të larta, pasi partia në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane, e miratoi një legjislacion kundërthënës për “agjentët e huaj”.

Ky ligj ka nxitur protesta shumë të mëdha nëpër rrugët e Tbilisit.

Kundërshtarët e këtij ligji thonë se ai është autoritar dhe është i frymëzuar nga një ligj i ngjashëm në Rusi.

Bashkimi Evropian thotë se ky ligj ia rrezikon Gjeorgjisë rrugën drejt integrimit në bllokun 27-anëtarësh.

Këtë javë, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, vendosi regjim vizash dhe tha se bashkëpunimi dypalësh me Gjeorgjinë do të rishikohet.

Ëndrra Gjeorgjiane ka ngulur këmbë se mbetet e përkushtuar që t’iu bashkohet institucioneve perëndimore dhe ka thënë se ligji ka për qëllim vetëm rritjen e transparencës për financimin e OJQ-ve./REL

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *