Partizani fiton me Teutën në Durrës dhe ruan kreun!

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

TIRANE – Partizani ka mposhtur Teutën me rezultatin 0-2 në Durrës. Sfida ishte e vlefshme për javën e 21-të të Superiores. Të dy golat u shënuan në pjesën e dytë. Fillimisht mbrojtësi Janjeva, u ndihmua nga devijimi i Simeut.

Më pas ishte Padstrelau, që vulosi rezultatin. Sulmuesi bjellorus u aktivizua në pjesën e dytë dhe shënoi golin e tij të parë me fanellën e Partizanit në kampionat.

Të kuqtë mbeten në krye të Superiores me 37 pikë, ndërsa Teuta ka zbritur në vendin e shtatë pasi Bylisi fitoi sfidën me Laçin. Në ndeshjen tjetër që u luajt pasditen e sotme, ka qenë një fitore spektakolare e Vllaznisë.

Shkodranët e Tomas Brdariç mposhtën me rezultatin 0-4 Skënderbeun, ku protagonist absolut u bë bomberi Bekim Balaj, i cili realizoi tripletë, ndërkohë që golin tjetër për Vllazninë e shënoi Mala. Falë këtij triumfi Vllaznia u ngjit në kuotën e 37 pikëve, po aq sa Partizani i vendit të parë.

Ndërkohë që Skënderbeu i Gjokës, është zhytur në fundin e tabelës me 16 pikë në 21 javë dhe një golavarazh –14. Në duelin e radhës Skënderbeu do të presë Teutën ndërsa Vllaznia luan në shtëpi ndaj Egnatias.

Scroll to Top