Partizani rrihet nga Erzeni

Editor
2 Min Read

TIRANE – Befasi në javën e 18-të të Superiores. Katër ditë pas fitores së Superkupës së Shqipërisë, Partizani zhgënjen.

Skuadra shijakase e Erzeni i shkakton humbjen e dytë “Demave” të kryeqytetit, të cilët i mundi me rezultatin 2-1 në përballjen e fundit të vitit 2023.

Kampionët regjistrojnë ndeshjen e shtatë radhazi në kampionat pa fitore, teksa pas 6 barazimesh, në javën e fundit të fazes së dytë, munden në shtëpi.

Erzeni arriti që të shënojë i pari që në të 12-ën me Mihanën, që realizoi një gol mjaft të bukur spektakolar nga e majta. Të kuqtë reaguan menjëherë, teksa 5 minuta pas golit Maguette goditi traversën.

Në të 38-ën, Hadroj ndërhyri ndaj Zekës. Gjyqtari kërkoi ndihmën e VAR-it dhe pasi pa pamjet sinjalizoi penallti. Nga pika e bardhë, Karimahnovic u tregua i saktë, duke realizuar të dytin për shijakasit.

Pjesa e dytë nisi vrullshëm për Partizanin, që gjeti golin me Bintsuoka në të 53-ën. Dy minuta më vonë, kampionët në fuqi fituan një 11-metërsh, teksa Tedi Cara u ndal nga Hasanbelli, duke shpërdoruar një rast ideal për të barazuar.

Erzeni e kontrolloi mirë lojën në vijim dhe mori 3 pikët, që e nxjerrin nga zona e rënies dhe e mbyll vitin me 21 pikë pas 18 javësh, duke lënë pas Kukësin dhe Teutën. Në anën tjetër, Partizani mbetet i dyti me 32 pikë.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *