Partizani thyen Skënderbeun, shkon në finale

Editor
1 Min Read

Partizani i jep ngjyra të forta këtij sezoni duke siguruar një biletë për në finalen e titullit. Ekipi i Orges Shehit thyen minimalisht Skënderbeun me rezultatin 1-0 duke “fluturuar” në finale.

“Demat” ishin dominues në këtë sfidë duke marrë kontrollin e lojës që në minutat e para, zhvilluan një presion asfiksues në zonën e Skënderbeut, por ishin të paqartë në pasin final.

Bintsuka dhe pjesa e tjetër e ekipit shpërdoruan shumë përpara porte duke bërë që pjesa e parë të mbyllej në barazim pa gola. Me fillimin e pjesës së dytë, Rrapaj futi një kros perfekt në zonë aty ku Bintsuka me kokë dërgoi topin në rrjetë duke i dhuruar avantazhin Partizanit. Skënderbeu ishte i pafuqishëm për të reaguar, ndërsa Partizani vuajti shumë për të “vrarë” këtë gjysmëfinale.

Me kalimin e minutave, kryeqytetasit menaxhuan si duhet rezultatin duke e kthyer në festë fundin e këtij takimi. Në finalen e titullit, Partizani do të përballet me fituesin e çiftit Egnatia-Vllaznia.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *