Pas konfliktit qëlloi me pushkë në drejtim të banesës së komshiut, arrestohet 18-vjeçari

Jil
Jil
2 Min Read

KRUJË- Një 18-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Krujë. Arrestimi i të riut ka ndodhur pas një sherri i cili agravoi në përdorim armësh. Sipas policisë i arrestuari pas një sherri me fqinjin e tij ka marrë pushkën dhe ka qëlluar në drejtim të banesës së tij.

Policia bën me dije se i riu ka patur konflikte të vazhdueshme me komshiun. Nga ky operacion është sekuestruar arma e zjarrit dhe municion luftarak. I riu mësohet se është me precedent të mëparshëm penal.

Njoftimi i Policisë:

Qëlloi me armë zjarri pushkë, në drejtim të banesës së komshiut të tij, pas një konflikti për motive të dobëta, ndërhyrja në kohë e Policisë, parandon ngjarje të mundshme kriminale. Vihet në pranga 18-vjeçari, autori i dyshuar i ngjarjes, me precedent të mëparshëm penal.

Sekuestrohet arma e zjarrit tip pushkë sëbashku me municion. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, pas kallëzimit të marrë nga një shtetas se dikush ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së tij, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e këtij shtetasi, me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të situatës.

Në kuadër të operacionit “On time”, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Q. M., 18 vjeç, banues në fshatin Mazhe e Madhe. Ky shtetas dyshohet se pas konflikteve të vazhdueshme me komshiun e tij ka qëlluar drejt banesës së këtij të fundit me armë zjarri duke kanosur atë dhe familjarët.

Pas kontrollit në afërsi të vendit të ngjarjes, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit dhe municion luftarak. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania