Policia ka bllokuar 17 mjete lundruese, ndërsa ka gjobitur pronarët e tyre me nga 1 mln lekë secilin, për shkeljet e evidentuara.
Në një njoftim zyrtar, bëhet e ditur se Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare edhe gjatë javës së parë të muajit shtator, duke parë fluksin e lartë të frekuentimit të plazheve të vendit nga pushuesit, ka vijuar me intensitet operacioni “Siguria Detare”, përgjatë gjithë vijës bregdetare, hapësirave liqenore dhe atyre lumore.
Si rezultat i kontrolleve në kuadër të operacionit “Siguria Detare”, gjatë kësaj jave nga Ksamili në Koman, janë bllokuar 17 mjete lundruese.