Pas shortit të Ligës së Kombeve, që vendosi Shqipërinë në grup me Çekinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë, ka folur edhe trajneri i kuqezinjve, Silvinjo.
“Ky është grup ndryshe nga kualifikueset e Europianit. I vështirë, janë skuadra fizike. Sigurisht i vështirë, por ndryshe nga i Europianit.
Është ndryshe, nuk dua të them më i lehtë apo i fortë. Ukraina është e fortë dhe e vështirë. Ky është grup ndryshe dhe i fortë, skuadra fizike për mënyrën se si përballojnë futbollin.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Vendi i parë? Sigurisht si objektiv po. Por më pas, sipas meje, grupi është shumë i ekuilibër dhe do të ketë ndeshje të vështira, duhet të luftojmë për çdo pikë në çdo ndeshje, që të marrim maksimumin.
Berisha thirrje të rinjve për të marrë pjesë në protestë: T’i japim fund këtij regjimi
Liga e Kombeve/ Gjermania gjen Holandën në grup, Italia sfidon Francën dhe Belgjikën
E buzëqeshur! Sara fton për herë të parë në takim ish të dashurin: Po të heq një barrë
Ndonjë grup tjetër? Tani që mbaroi shorti, nuk kam preferenca, mbaroi. Tani të mendojmë për Italinë”, tha për “TV KLAN” Silvinjo pas shortit.