Gjermania pritet të mbajë zgjedhje të parakohshme më 23 shkurt, pas arritjes së një marrëveshjeje të martën në mëngjes midis fraksioneve parlamentare të socialdemokratëve dhe konservatorëve të opozitës. Data e zgjedhjeve duhet të konfirmohet zyrtarisht nga presidenti Frank-Walter Steinmeier, por kjo pritet të jetë një formalitet.
Qeveria gjermane ra pasi kancelari Olaf Scholz i socialdemokratëve shkarkoi ministrin e tij të financave, Christian Lindner, nga FDP, një parti pro-biznes. Shkarkimi ishte rrjedhojë e një grindjeje të gjatë disa mujore lidhur me mënyrën e menaxhimit të deficitit buxhetor shumë miliardësh.
Por gjatë disa viteve të fundit ai ka zbutur disa nga qëndrimet e tij për t’u lidhur më ngushtë me pikëpamjet e Trump.
Presidenti i zgjedhur akuzon presidentët e kaluar të SHBA-së se e kanë udhëhequr Amerikën në luftëra të kushtueshme dhe të kota dhe ka shtyrë për një politikë të jashtme më të përmbajtur.
Administrata e re do të përballet me një botë më të paqëndrueshme dhe më të rrezikshme se sa ishte kur Trump mori detyrën në vitin 2017, me luftëra të nisura në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme dhe me Kinën duke u lidhur më ngushtë me armiqtë e SHBA-së, Rusinë dhe Iranin.
Teksa kriza e Ukrainës do të jetë kryesore në agjendën e tij, Rubio, 53 vjeç, ka thënë në intervistat e fundit se Ukraina duhet të kërkojë një zgjidhje të negociuar me Rusinë në vend që të fokusohet në rifitimin e të gjithë territorit që Rusia ka marrë në dekadën e fundit.
Ai ishte gjithashtu një nga 15 senatorët republikanë që votuan kundër një pakete ndihme ushtarake prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, të miratuar në prill.
“Unë nuk jam në anën e Rusisë – por fatkeqësisht realiteti është se mënyra se si do të përfundojë lufta në Ukrainë është me një zgjidhje të negociuar”, kishte thënë Rubio për NBC në shtator.