JiL.al - Jeto i Lumtur

Çfarë do të ndodhë me ‘vulën’ e PD-së? Ja si përgjigjet Teliti

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Nënkryetari i këshillit bashkiak të Tiranës Dorjan Teliti në një intervistë televizive ka komentuar lidhur me seancën për vulën e PD në Gjykatën e Apelit që do të mbahet të martën në 11 qershor.

Ai tha se vula duhet të shkojë te shumica e demokratëve pasi ata e kanë bërë zgjedhjen e tyre duke dashur në krye të PD Sali Berishën. I tha se ky debat për vulën duhet të përfundojë sa më arë pasi beteja e tyre është me Edi Ramën.

Sipas tij nëse gjykata vendos kundër shumicës së demokratëve çështja do të shkojë deri në Strasburg.

“Ajo që do doja unë është që vula ti kthehet demokratëve, një realitet i njohur dhe pranuar nga të tërë që janë ata që duan për kryetar Berishën. Vula duhet të kthehet te shumica e demokratëve dhe në momentin që ata e kanë bërë zgjedhjen e tyre vula duhet të kthehet aty ku ka vendin dhe ku kanë vendosur demokratët zgjedhjen e tyre. Çdolloj tjetërsimi tjetër si bënë mirë as opozitës dhe as vendit në tërësi. Nuk duhet të merremi më me këtë debat të brendshëm por me kthimin e vulës aty ku duhet të jetë, të gjithë bashkë të jemi përballë Ramës, aty ku duhet të jemi sepse betejën e kemi me ta dhe jo me njeri tjetrin.  Ju siguroj se ekipi juridik i PD do marri të gjtiha masat. Nëse gjykata vendos në favor të Bashës për vulën, ekipi ynë do ndjekë të gjitha masat për të fituar të drejtën legjitime që demokratëve u takon, që është drejtimi i PD nga Berisha. Ekipi juridik do i ndjekë të gjitha hapat deri në Strasburg nëse ndodh, por kjo nuk ka pse të ndodh.” – tha Teliti.

Ndërsa duk e u ndalur te protesta e 11 para Bashkisë së Tiranës, Teliti u shpreh se kryebashkiaku Erion Veliaj duhet të japë llogari se ku kanë shkuar paratë e taksapaguesve. Ai tha se Veliaj refuzon përballjen me këshillin bashkiak, ndërsa ka pranuar vetë se i ka dështuar sistemi i auditit.

“Duhet të themi se në asnjë vend të botës nuk është arritur objektivi me një protestë por është arritur kur ato janë periodike dhe kjo është ajo që ne kemi ndjekur me protestën para bashkisë. Ata duhet të japin sqarime se ku janë paratë e taksapaguesve tanë, të japin informacione se ku kanë shkuar paratë. Veliaj nuk është thjeshtë administratori i bashkisë, por është dhe drejtuesi financiar i bashkisë dhe autoriteti kontraktor i bashkisë dhe këtu kemi rastin e drejtorëve që u jepnin kontrata vetes me paratë e taksave tona, tani nuk kemi ne detyrim ti kërkojmë llogari kryebashkiakut se ku kanë shkuar këto para? Veliaj e ka detyrim të vijë dhe të japë llogari. Ai refuzon të përballet. Veliaj e ka pranuar se i ka dështuar sistemi auditit. Nga ana e bashkisë që s’ka kryer detyrat e veta që është pranuar me zë dhe figurë nga vetë drejtuesi duhet rregulluar në seancën e këshillit dhe nëse ky nuk vjen as aty detyra jonë është të protestojmë sepse s’mund të pranojmë në heshtje shkeljet ligjore që bëhen. Protesta jonë do vazhdojë para bashkisë dhe do përdorë çdo mjet demokratik të mosbindjes civile për të arritur qëllimin tonë për dorëheqjen e drejtuesit të bashkisë.” – tha Teliti.

Scroll to Top