PD denoncon manipulime, por jo “trenin bullgar”, ja pse nuk mund të zbatohet më

Jil
Jil
3 Min Read

Treni bullgar” nënkupton një teknikë klasike të mashtrimit zgjedhor. Mjafton që vetëm një fletë votimi origjinale dhe me vulën e KQZ, e paplotësuar, të dalë në mënyrë të paligjshme, jashtë qendrës së votimit. Sapo ajo del jashtë qendrës, plotësohet nga subjektet e interesuara për një kandidat a parti të caktuar.

Fleta i jepet një votuesi me të cilin është rënë dakord paraprakisht për këtë skemë të paligjshme. Ai hedh në kuti fletën e paraplotësuar, ndërsa fletën që i jep komisioni zgjedhor, e fsheh dhe nxjerr sërish jashtë qendrës së votimit duke e dorëzuar te organizatori. Këtu rifillon cikli.

Organizatori plotëson fletën e re të marrë dhe ia jep votuesit tjetër, e kështu me radhë duke krijuar në këtë mënyrë “trenin”.

Kjo shprehje vjen nga praktika të shënuara në disa vende të Europës Lindore, përfshirë Bullgarinë në periudha të caktuara historike, prandaj ka mbetur me emrin “treni bullgar”.

Deri tani PD nuk ka provuar asnjë rast të ngjashëm me “trenin bullgar”, dhe kjo jo vetëm sepse rasti i denoncuar në Peqin nuk përfshinte fletën origjinale të votimit, por edhe sepse fletët e përdorura më 11 maj ishin me përmasa një metër të gjatë, pra është e pamundur të fshihen në xhep pa u zbuluar nga komisionerët e opozitës

SKEMA E “TRENIT BULLGAR”

Fillimi i manipulimit
Dikush arrin të sigurojë (në mënyrë të paligjshme) një fletë votimi origjinale, të pa përdorur, nga një qendër votimi.

Plotësimi i fletës jashtë qendrës
Fleta e votimit plotësohet jashtë (për shembull me votë për një kandidat të caktuar).

Hyn votuesi i parë i blerë
Ky votues merr fletën e paraplotësuar dhe e fut në kuti, pa plotësuar fletën që i jep komisioni zgjedhor.

Votuesi e fsheh fletën e pastër
Në vend që ta plotësojë, ai e fsheh fletën e papërdorur që mori nga komisioni dhe e nxjerr jashtë, duke e dorëzuar te organizatori.

Rifillon cikli
Organizatori plotëson fletën e re të marrë dhe ia jep votuesit tjetër të blerë. Ky futet në qendër votimi, fut në kuti fletën e plotësuar dhe nxjerr një tjetër të pastër.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania