PD kërkon kontestimin, numëruesit e saj refuzojnë votat e Greqisë

Jil
Jil
2 Min Read

Edhe pse numërimi i votave të emigrantëve shqiptarë në Greqi filloi këtë të shtunë në mëngjes pas vendimit të Kryekomisionerit Ilirian Celibashi, Partia Demokratike i qëndron mendimit të saj se këto vota nuk duhen numëruar.

PD ka nxjerrë një porosi të Sekretarit të Përgjithshëm për të gjithë numëruesit dhe komisionerët e saj të votës së diasporës, që çdo votë e ardhur nga Greqia të kontestohet. Po ashtu, kërkohet që edhe procesverbali të mos miratohet dhe në të, të shënohet një tekst që thotë:

“Ne si numërues kontestojmë të gjitha votat e ardhura nga shteti grek dhe kërkojmë mospërfshirjen e tyre në rezultatin përfundimtar, për shkak se shpërndarja dhe marrja në dorëzim e tyre nga operatori postar nuk ka garantuar as minimumin e standardit të sigurisë së votës, sa i përket marrjes dhe dorëzimit individual”

“Për të gjithë numëruesit dhe komisionerët e Partisë Demokratike, me porosi të Sekretarit të Përgjithshëm: çdo votë e ardhur nga Greqia do të kontestohet nga numëruesit dhe komisionerët tanë, duke kërkuar që të mos përfshihet në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve. Konkretisht, numëruesit dhe komisionerët duhet të shënojnë në të gjitha procesverbalet tekstin si më poshtë: “Ne i kontestojmë të gjitha votat e ardhura nga shteti grek dhe kërkojmë mospërfshirjen e tyre në rezultatin përfundimtar, për shkak se shpërndarja dhe marrja në dorëzim e tyre nga operatori postar nuk ka garantuar as minimumin e standardit të sigurisë së votës, sa i përket marrjes dhe dorëzimit individual”, thuhet në porosinë e Partisë Demokratike për numëruesit dhe komisionerët e votës së diasporës.

Të njëjtën gjë e konfirmoi në një deklaratë për mediat dhe përfaqësuesi ligjor i PD, Marash Logu.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania