TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë ditën e nesërme në protestën e organizuar nga opozita para SPAK.
Noka shkruan në postimin e tij në Facebook, se nesër në orën 09:30 do të jenë aty në mbështetje të së drejtës, ligjit dhe së vërtetës, që sipas tij janë në anën e liderit të opozitës, Sali Berishës.
POSTIMI I PLOTË:
Nesër, në orën 9:30, të gjithë së bashku përpara selisë së #SKAP, për të protestuar kundër akteve përndjekëse që kjo vegël në duart e Ramës, bën kundrejt kundërshtarëve politik të tij. Do të jemi aty nesër në mbështetje të së drejtës, ligjit dhe së vërtetës, që janë në anën e liderit të opozitës, Prof. Dr. Sali Berishës.
E hënë, 6 janar, ora 9:30, përpara SKAP-it!
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin