Pëllumb Meta piu kafen e fundit në lokal

Editor
3 Min Read

Motivi i vërtetë i vrasjes së Pëllumb Metës në Shënavlash të Durrësit, nuk është zbardhur ende, ndërsa bashkëshortja e tij në hetim dhe 3 fëmijët e arrestuar, i qëndrojnë motivit të dhunës në familje dhe vendimit për të fejuar pa dëshirë vajzën 19-vjeçare.

Po vendimi për ta fejuar pa dëshirë është hedhur poshtë nga familja që kishte shfaqur interes për këtë krushqi. Madje dhe Blerina, nëna e vajzës, ashtu si babai i vrarë, kanë pasur të njëjtin qëndrim në lidhje me këtë mundësi fejese.

Ashtu si në dëshminë e dhënë në polici, familja që kishte menduar për një lidhje krushqie me familjen e viktimës hedh poshtë pretendimin se Pëllumbi donte ta fejonte vajzën pa dëshirë.

Enxheni, e cila u bë shkas për të kërkuar dorën e Hygertës për vëllain e burrit të saj, tregon se babai i Hygertës ishte një njeri i dashur dhe se nuk donte ta fejonte vajzën e tij, për shkak se po donte të vazhdonte univeristetin.

Edhe bashkëshorti i saj hedh poshtë motivin e deklaruar nga vajza e familjes Meta dhe i përforcuar më tej nga deklarimet e nënës dhe vëllezërve të saj, se shkak ishte vendimi për ta fejuar pa dëshirë, dhuna e diktati i babait për të vendosur mbi fatet e fëmijëve të tij.

“U habita kur policia që erdhi për të marrë pamjet e kamerave të sigurisë, më pyeti nëse e kishim kërkuar vajzën për kunatin. I sqaruam dhe çdo gjë është e qartë. Nuk kemi ç’të themi më për këtë. Shohim punën, hesapin tonë dhe as vajzën nuk e njohim, ajo lëvizte me makinë gjithnjë”, tha bashkëshorti i saj.

Për herë të fundit ata e kanë parë të shtunën e 10 shkurtit, ditën e vrasjes.

“Ishte në lokal dhe u largua rreth orës 13:00 – 13.10. Tha se atë ditë nuk punohej, e donte pushim. Duhet ca pushim tha dhe iku në shtëpi”, tha Enxheni

Ashtu si në polici dhe në komunikim të drejtpërdrejtë me ta, motivi kryesor i dhënë si shkak për krimin rrëzohet.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *