Për të kuptuar se kush janë ata përballë

Editor
3 Min Read

Pak ditë më parë, një portal i njohur risolli në vëmendje të publikut një detaj të rëndësishëm për të kuptuar se kush janë ata përballë, ata që kanë marrë vulën dhe logon e PD-së, dhe ata që po shtiren sikur të jenë alternativë e ndryshme nga kjo e Edi Ramës.

Portali ribotoi pseudonimin e një ish-bashkëpunëtoreje të hershme të sigurimit të shtetit, sot një ndër mbrojtëset e angazhuara publike të Sali Berishës, ish-këshilltare e tij. Jo vetëm që kishte qenë e përlyer me ish-sigurimin famëkeq të shtetit, por ish-këshilltarja e Berishës, sot mbrojtësja e tij e zjarrtë, gjatë kohës që kishte punuar si këshilltare e ish-kryeministrit, së bashku me një ish-këshilltar tjetër të tij, sot i angazhuar në strukturat drejtuese të partisë së Ilir Metës, kishin marrë leje për ndërtimin e një HEC-i, pikërisht nga shefi i tyre, kryeministri Berisha, në një kohë që si vartës dhe si punonjës të atij institucioni nuk mund ta merrnin për shkak të konfliktit të interesit.

Pra, së pari, bashkëpunëtore e sigurimit të shtetit, dhe, së dyti, pronarë HEC-esh dhe TEC-esh.

Për të mos folur për ata nga k grupim që ditën shajnë qeverinë, ndërsa natën marrin leje për kulla po nga kjo qeveri.

Kështu vijon pastaj edhe nga pronarët e televizioneve, që i mbajnë në lojë fuqishëm, duke i promovuar dhe duke porositur që vetëm ata të jenë ekraneve, apo analistë e drejtues të rëndësishëm televizionesh, që betejën mes tyre e kanë sikur zihen lagjet “Rolling Hills Tirana” me “Green Coast Palasë”.

Që të merremi vesh, problemi nuk është se janë pasuruar, por sepse një pasuri të tillë e kanë vënë duke qenë në detyra shtetërore dhe publike, gjë që i ekspozon ata thellësisht ndaj të qenit të korruptuar.

Përballë kësaj panorame, me pronarë koncensionesh, TEC-esh dhe HEC-esh, kemi një grusht militantësh, të pabukë, që përdoren dhe keqpërdoren për të ushqyer pikërisht nga mundi dhe përkushtimi i tyre dinosaurët e korrupsionit, që duan të mundin Edi Ramën jo se është hajdutë dhe i korruptuar, por sepse është duke vjedhur, sipas tyre, atë që u takon atyre ta vjedhin.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *