Përfshihet nga flakët automjeti në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një automjet u përfshi nga flakët pasditen e së martës, rreth orës 17:00, në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë.

Policia e Gjirokastrës njofton se automjeti tip BMw mori flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht.

Automjeti drejtohej nga shtetasi N. G., 31 vjeç, banues në Fier dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar si pasojë e një shkëndije elektrike.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit

Scroll to Top