
Një automjet tip “Land Rover” u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm në aksin Fier-Lushnje, në zonën e quajtur “Vajkan”.
Fatmirësisht, shoferi dhe një pasagjer arritën të dalin në kohë nga makina, e cila u shkatërrua pothuajse komplet nga zjarri.
Gjithashtu, policia dhe grupi hetimor po punojnë për të zbuluar shkakun e incidentit, ndërsa paraprakisht dyshohet se zjarri ka nisur nga një defekt në motor.