Një vatër zjarri ka rënë në fshatin Drenovë, në një magazinë pasditen e sotme. Gjithashtu ende nuk dihen shkaqet e zjarrit. Po ashtu në rrezik janë edhe disa banesa përreth, duke e bërë edhe më alarmante situatën.
Ndërkohë forcat e zjarrfikëses kanë mbërritur në vendngjarje për të shuar flakët, ndërsa ndodhet edhe policia për zbardhjen e rrethanave.