
Rreth 100 zjarrfikës me 15 automjete kanë mbërritur në vendngjarje. Një zjarr i madh ka shpërthyer në një nënstacion elektrik në Londrën perëndimore,konkretisht në Aberdeen Place.
Sipas mediave britanike, flakët janë përhapur edhe në një ndërtesë fqinje. “Ky është një zjarr shumë i dukshëm, që prodhon shumë tym. Banorëve u këshillohet që t’i mbajnë dritaret dhe dyert e mbyllura dhe të shmangin zonën, kur është e mundur”. tha komandanti i stacionit të zjarrfikësve Paul Morgan. Nuk dihen arsyet se çfarë e ka shkaktuar zjarrin. Kjo vjen një muaj pasi Heathrow u mbyll pas një zjarri në një nënstacion elektrik aty pranë.
