
Prishtinë- Një zjarr ka përfshirë sot pasdite tarracën e një qendre tregtare në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 15:00, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e zjarrfikësve dhe të Policisë së Kosovës.
Aktualisht nuk raportohet për të lënduar, ndërsa dëmet materiale ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht. Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, zjarrfikësit e kanë vënë situatën nën kontroll. Policia e Kosovës ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e zjarrit.