PRISHTINË – Një ndërtesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të enjte në Prishtinë. Nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar zjarrin, ndërkohë raportohet se vendi i ngjarjes është mbushur me autoambulancë, policë dhe ekipe të tjera të nevojshme.
Në videon e publikuar nga mediat vendase, shihen banorët e bllokuar në ndërtesën e përfshirë nga zjarri, teksa këkojnë ndihmë dhe komunikojnë me ekipet e policisë.
Ekipet e shpëtimit kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po mundohen të shpëtojnë banorët e bllokuar, sakaq autoritetet kanë nisur hetimet për përcaktimin e shkaqeve të zjarrit.