Fusha e grumbullimit të mbeturinave në Vlorë vijon të digjet prej katër ditësh. Flaket dhe djegia e mbetjeve ka shkaktuar dhe një re tymi që është përhapur në pjesën më të madhe të qytetit.
Kjo është e disata herë që vendgrumbullimi i mbetjeve përfshihet nga zjarri i vënë qëllimisht. Lidhur me këtë nuk ka pasur asnjë të arrestuar.