Përgatituni! Ulen ndjeshëm temperaturat!

Editor
1 Min Read

Vendi ynë ditën e sotme do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme, si pasojë e masave ajrore relativisht të thata dhe më të ngrohta me origjinë perëndimore.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura, me këto të fundit kryesisht në pjesën e dytë të ditës. Vranësirat në mesditë dhe pasdite do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta në formën e pikave.

Mjegull e dendur/mjegullinë dhe shikim i reduktuar në orët e mëngjesit, kryesisht në zonat luginore të vendit.

Era pritet të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek, ndërsa në orët e pasdites dhe mbrëmjes në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi 10- 17 m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 3-4 ballë.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *