Përleshje masive në Bilisht. Dy në spital, disa në polici

Jil
Jil
1 Min Read

DEVOLL, 1 TETOR 2025 – Një sherr mes disa personash ka përfunduar me dy të plagosur në qytetin e Bilishtit. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, ku sipas burimeve, konflikti fillimisht verbal degjeneroi në përdorimin e sendeve të forta dhe më pas edhe të armës së ftohtë.

Mësohet se Trajan Çeliku, i njohur nga policia si person problematik, së bashku me dy persona të tjerë ka dhunuar një 39-vjeçar me inicialet G.M., duke i shkaktuar dëmtime trupore. Pas sulmit, i dëmtuari ka nxjerrë një thikë dhe ka goditur njërin prej dhunuesve.

Burimet saktësojnë se palët kanë pasur konflikte edhe më parë për motive të dobëta, ndërsa sot përplasja ka nisur verbalisht dhe është përshkallëzuar në dhunë fizike. Pas ndërhyrjes së policisë, të plagosurit u dërguan në spital për mjekim, ndërsa më pas të gjithë personat e përfshirë janë shoqëruar në komisariatin e Devollit për të dhënë dëshmitë e tyre.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dinamikës së ngjarjes.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania