Përleshje në varrezat e Durrësit, plagosen dy persona

Editor
1 Min Read

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin bregdetar të Durrësit dy ditë më parë.

Policia e qytetit njoftoi sot se pas një përleshjeje mes tre personave me lidhje familjare mes tyre, kanë mbetur të plagosur dhe po mjekohen në spital dy prej tyre, të cilët janë babë e bir.

Por ajo që bie në sy është se konflikti fizik dhe i përgjakshëm ka ndodhur në varrezat e qytetit të Durrësit.

“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Durës arrestuan në flagrancë shtetasin A. V., 37 vjeç, pasi dje (17 prill), në varrezat e qytetit, dyshohet se ka goditur me send të fortë, për motive të dobëta, shtetasit R. Ç., 76 vjeç dhe O. Ç., 41 vjeç (babë e bir), familjarë të tij. Shtetasit e dëmtuar u dërguan në spital, për mjekim”, bëri me dije policia vendore.

Por për momentin nuk jepen detaje për dinamikën dhe shkaqet konkrete të këtij sherri, nëse konflikti ka ndodhur pas vizitës së varrit të ndonjë të afërmi apo për çështje që lidhen me ndonjë pronësi.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al