
Pese te plagosur eshte bilanci i një debati për një vend parkimi mbrëmjen e djeshme në Ksamil.
Ngjarja ka ndodhur pranë një zone të frekuentuar, ku pas një përplasjeje verbale mes disa personave, situata ka dalë jashtë kontrollit dhe është shoqëruar me dhunë fizike.
Të përfshirë në konflikt sipas policise, janë dy shtetas turq, Hasan Can Gurhan 26 vjeç dhe Aden Ugras 27 vjeç, të dy me banim në Kosovë, si dhe një banor i Ksamilit, Adriatik Mollanji.
Pas sherrit, të lënduarit janë transportuar në spitalin e Sarandës për trajtim mjekësor.
Fatmirësisht, sipas burimeve, asnjë prej tyre nuk ka marrë dëmtime serioze.
Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë shoqëruar personat e përfshirë në komisariat, për të marrë dëshmitë dhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Shkak i konfliktit dyshohet të jetë bërë një vend parkimi, por hetimet janë ende në vijim për të sqaruar plotësisht çfarë ndodhi.