“Përmbyti” Italinë me kokainë, gjykata dënon shqiptarin me 12 vite

Editor
2 Min Read

Gjykata e Palermos ka dhënë dënimet për operacionin më të madh antidrogë të regjistruar ndonjëherë në Mesdhe, ku në Porto Empedocle, në Itali, u sekuestruan në vitin 2023, 5 tonë kokainë me vlerë rreth 1 miliardë euro.

Gjyqtari Marco Gaeta dënoi kapitenin rus të anijes Plutus, Viktor Dyachenko, dhe Vincenzo Catalano, komandantin e anijes së peshkimit Ferdinando D’Aragona, me nga 16 vjet burg secili. Tre anëtarë të ekuipazhit gjithashtu u dënuan: tuniziani Kamel Thamlaoui u dënua me 14 vjet burg, ndërsa shqiptari Elvis Lleshaj dhe tuniziani Samj Mejri u dënuan secili me 12 vjet.

Gjykata vendosi gjithashtu gjoba prej 100 mijë euro për dy komandantët dhe nga 80 mijë euro për anëtarët e ekuipazhit. Pas përfundimit të dënimit, kapiteni dhe ekuipazhi do të dëbohen nga Italia.

Kapja e drogës u bë e mundur nga ndërhyrja e Njësisë së Policisë Ekonomiko-Financiare të Palermos. Autoritetet bllokuan kokainën në momentin që po transferohej nga anija Plutus, me flamurin e Palau-s, në peshkarenën Ferdinando D’Aragona. Ngarkesa e drogës kishte udhëtuar nga Amerika Qendrore, ku nga Santo Domingo, përmes porteve të Trinidad dhe Tobago, Las Palmas në Spanjë, kishte arritur në Ngushticën e Siçilisë.

Droga u sekuestrua teksa anija po përpiqej të vazhdonte rrugën drejt Turqisë.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *