Përmbytjet në Pejë/ Ende nuk dihet vlera e dëmeve

Editor
1 Min Read

Reshjet e mëdha të shiut gjatë ditës së djeshme i kanë sjellë probleme të mëdha qytetit të Pejës.

Nga Drejtoria për Emergjenca nga komuna e Pejës në një deklaratë për Telegrafin kanë theksuar se vlera e dëmit ende nuk dihet dhe janë duke i shqyrtuar ende ankesat e qytetarëve.

Sipas drejtorit për Emergjenca, Gëzim Gashi, komuna dhe ekipet emergjente janë mobilizuar për pastrimin e qytetit.

“Njëherë nuk e dimë vlerën e dëmeve, jemi duke i shiku ankesat e qytetarëve për të ditur në cilat zona ka dëme nga reshjet e shiut. Jemi të mobilizuar me të gjitha ekipet si ato të ambientit dhe të tjerat për pastrimin e qytetit, ende s’kemi arritur në një konkluzion të dimë sa është vlera e dëmit”, ka thënë Gashi.

Ndryshe, edhe vitin e kaluar Peja është përballuar me vërshime, ku si pasojë humbën jetën dy qytetarë

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *