Përmbytjet ‘bëjnë kërdinë’, raportohet për 42 të vdekur

Editor
2 Min Read

Të paktën 42 persona kanë vdekur nga përmbytjet që përfshiu lagjen Mai Mahiu në Kenian qendrore, me policinë që paralajmëron se numri i të vdekurve mund të rritet, njoftoi sot Televizioni Qytetar.

Kreu i policisë së Nakuru, Samuel Ndanyi tha se numri viktimave mund të rritet teksa numri të zhdukurve është i konsiderueshëm. Përmbytjet vdekjeprurëse erdhën si pasojë e shembjes së një  digë ne Kenia.

Më herët sot, Kryqi i Kuq Kenyan tha se kishte zhvendosur disa njerëz në objektet shëndetësore në Mai Mahiu për shkak të përmbytjeve.

Fotografitë e postuara në llogaritë e platformës X të mediave keniane, Kryqit të Kuq të Kenias dhe agjencisë së autostradave tregojnë pasojat e përmbytjeve me pemë të thyera dhe  një makinë të ngecur në baltë.

Një rezident tha për rrjetin ‘Nation Africa’ se masa e madhe e ujit kishte marrë me vete rreth dhjetë shtëpi dhe shumë njerëz besohet se janë të bllokuar në baltë. Shumica e viktimave dhe të plagosurve janë dërguar në spitalin e Naivasha.

Zyrtarët thanë se grupet e shpëtimit ende po kërkojnë në rrënojat e shtëpive të shembura nga balta. Deputeti zonës Naivasha MP Jayne Kihara tha se ende nuk është llogaritur masa e dëmeve dhe e viktimave, por operacionet e shpëtimit vijojnë.

Drama e digës Kijabe Dam, në rajonin Mai Mahiu vjen pas një seri përmbytjesh prej reshjeve të shumta e të papritura në Kenia.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *