Përndiqte një vajzë në Tiranë, arrestohet 37-vjeçari

Editor
1 Min Read

TIRANË- Një 37- vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur pasi 37-vjeçari përndiqte një vajzë në mënyrë të vazhdueshme. I arrestuari me inicialet F. V ka tentatuar t’u largohet forcave të policisë duke u hedhur nga një lartësi. Nga ky veprim ai është dëmtuar dhe është kapur nga policia.

Si pasojë e dëmtimit të marr, ai është dërguar në spital për mjekim. Aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 7, arrestuan shtetasin F. V., 37 vjeç, banues në Kamëz, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase në mënyrë të vazhdueshme. Në momentin që është vënë re, gjatë tentativës për t’u larguar, dyshohet se është hedhur nga një lartësi dhe si pasojë është dëmtuar. Aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme,” thuhet në njoftimin e policisë.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al